Ndërlidhjet

Thaçi: Opozita e rrezikon humbjen e ndihmave për Kosovën


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, shprehet se bllokimi i institucioneve të Kosovës nga ana e opozitës, po e dëmton “imazhin pozitiv” të Kosovës.

Mëtutje në faqen e tij në rrjetin Facebook, ai ka theksuar se “një numër i marrëveshjeve ndërkombëtare, ndër të cilat edhe asistencë ndërkombëtare për Kosovën, janë duke rrezikuar të humbin për shkak se po vonojnë të miratohen në Kuvendin e Kosovës” dhe ka shpjeguar se “është fjala për projekte për të përmirësuar furnizimin me ujë në rajonin e Vushtrrisë e më gjerë, një milion euro për shëndetësinë kosovare, milionë të tjerë në formë të asistencës ndërkombëtare për projekte në fushën e sundimit të ligjit dhe qeverisjes apo për rritjen e investimeve dhe për sektorin privat”.

“Pengimi i punës së Kuvendit të Kosovës më së shumti po prek vetë qytetarët e Kosovës, mirëqenien dhe të ardhmen e tyre”, thotë Thaçi dhe konstaton se “qytetarët e Kosovës nuk meritojnë një opozitë të tillë”.

XS
SM
MD
LG