Ndërlidhjet

Pakistan: Nga tërmeti – 150 të vrarë dhe qindra të plagosur


Pamje nga shkatërrimet që ka shkaktuar tërmeti i sotëm në Pakistan
Pamje nga shkatërrimet që ka shkaktuar tërmeti i sotëm në Pakistan

Numri i të vrarëve nga tërmeti i sotëm që e ka goditur Pakistanin ka arritur në më tepër se 150 vetë.

Agjencitë ushtarake dhe civile kanë ndërmarrë një operacion masiv të shpëtimit në pjesën veriore të këtij vendi, që ishte goditur më së shumti nga tërmeti, ka thënë ministri i informacionit i Pakistanit, Pervaiz Rasheed.

Ky tërmet, me intensitet 7.5 shkallë e ka goditur edhe vendin fqi, Afganistanin.

Rrugët e dëmtuara në Pakistan po riparohen në mënyra të ndryshme, për tu mundësuar depërtimi te viktimat në hapësirat gati të pakalueshme malore, ka thënë ministri Rasheed.

Së paku 700 të plagosur nga tërmeti, po trajtohen në spitalet në provincën veriperëndimore, Khyber Pakhtunkhva, tha një zyrtar i lartë pakistanez, raporton DPA nga Islamabadi.

XS
SM
MD
LG