Ndërlidhjet

SHBA: Hetime ndaj Deutche Bank për aktivitete në Rusi


E përditshmja londineze, Financial Times, ka raportuar se Deutche Bank ballafaqohet me hetime të zgjeruara për pastrim të parave nga ana e autoriteteve të Shteteve të Bashkuara, për aktivitetet e saj në Rusi, derisa paraqiten dëshmi për shkelje të mundshme të sanksioneve ndërkombëtare.

Raporti thotë se disa transakcione të shqyrtuara, të kryera nga njësia në Moskë e Deutche Bank, dyshohet se kanë përfshirë dollarë amerikanë dhe involvuar një ish-bankier, i cili është shtetas amerikan.

Gazeta shkruan se kjo është njëra nga hetimet e para të njohura të Shteteve të Bashkuara ndaj një kompanie në Wall Street, që ishte e lidhur me shkeljet potenciale të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, prej se këto masa ishin vendosur, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, në vitin 2014.

Raporti thotë se hetimet fokusohen në të ashtuquajturën tregti pasqyrore, në vlerë prej afro 65 miliardë dollarëve, në të cilën klientët rusë kanë blerë letra me vlerë në rubla ruse nëpërmjet zyrës në Moskë të Deutche Bank dhe pastaj i kanë shitur në mënyrë identike për monedha të jashtme, përfshirë dollarë amerikanë, nëpërmjet zyrës në Londër të Deutche Bank.

XS
SM
MD
LG