Ndërlidhjet

Luftanija amerikane udhëton afër ishujve të kontestuar kinezë


Spratly, Deti i Kinës Jugore
Spratly, Deti i Kinës Jugore

Një anije e marinës amerikane ka lundruar pranë ishujve artificialë, të ndërtuar nga Kina, në ujërat e kontestuar të Detit të Kinës Jugore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Shtëpia e Bardhë ka miratuar inkursionin përreth ishujve Spratly, të cilat pretendohen edhe nga Kina, edhe nga Filipinet.

Ata kanë thënë se me këtë veprim, SHBA ka dashur të tregojë se ishujt nuk janë territor sovran, ashtu siç pretendon Kina.

Kina ka thënë se është duke verifikuar nëse operacioni ka ndodhur.

XS
SM
MD
LG