Ndërlidhjet

Vuçiq në Moskë, takon Medvedevin


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takojë sot në Moskë homologun rus, Dmitry Medvedev, për të diskutuar marrëdhëniet tregtare dhe dypalëshe.

Dy zyrtarët do të bisedojnë për projekte të përbashkëta në sektorin e energjisë, transportit, prodhimit dhe bujqësisë, ka bërë të ditur Qeveria ruse.

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Chepurin, ka thënë se takimi do të fokusohet në çështje ekonomike.

“Delegacioni serb do të përfshijë disa ministra që mbikëqyrin ekonominë”, ka thënë Chepurin.

XS
SM
MD
LG