Ndërlidhjet

Tërmetet më shkatërruese në dekada


Nga tërmeti i 26 tetorit, 2015, në Pakistan.
Nga tërmeti i 26 tetorit, 2015, në Pakistan.

Një tërmet prej 7.5 shkallësh të Richterit ka goditur të hënën rajonin Hindu Kush të Afganistanit, duke shkaktuar lëkundje të forta edhe në Pakistan dhe Indi. Mbi 250 veta kanë humbur jetën në rajon.

Më poshtë mund të shihni listën e tërmeteve më të fuqishme në botë gjatë 30 vjetëve të kaluar:

25 prill, 2015: Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Richterit ka goditur Nepalin duke vrarë afro 8,900 njerëz dhe duke shkatërruar rreth gjysmë milioni shtëpi. Një dridhje masive gati një muaj më vonë, ka vrarë dhjetëra të tjerë.

11 gusht, 2012: Tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 6.3 dhe 6.4 kanë lënë të vrarë 306 njerëz në qytetin Tabriz të Iranit. Mbi 3,000 janë plagosur.

11 mars, 2011: Afro 18,900 njerëz janë vrarë kur një cunami, i shkaktuar nga një tërmet masiv prej 9.0 shkallësh të Richterit, ka goditur bregdetin veilindor të Japonisë.

23 tetor, 2011: Një tërmet prej 7.2 shkallësh të Richterit ka goditur pjesën lindore të Turqisë, duke lënë mbi 600 njerëz të vrarë dhe së paku 4,150 të plagosur.

12 janar, 2010: Në Haiti, shifra e të vdekurve nga një tërmet prej 7.0 shkallësh të Richterit është sjellë nga 250,000 në 300,000.

14 prill, 2010: Një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur qarkun Jushu në provincën Qinghai të Kinës, duke lënë 3,000 njerëz të vdekur dhe të zhdukur.

12 maj, 2008: Një tërmet prej 8.0 shkallësh të Richterit ka goditur provincën Sichuan të Kinës, duke lënë mbi 87,000 njerëz të vdekur dhe të zhdukur.

27 maj, 2006: Tërmeti në rajonin Yogyakarta të Indonezisë ka vrarë 6,000 njerëz dhe ka lënë 1.5 milion pa strehë.

8 tetor, 2005: Një tërmet prej 7.6 shkallësh të Richertit ka vrarë mbi 75,000 njerëz në Pakistan dhe në rajonin e Kashmirit. Rreth 3.5 milionë të tjerë janë zhvendosur.

28 mars, 2005: Tërmeti në ishullin Nias të Indonezisë ka lënë 900 njerëz të vdekur.

26 dhjetor, 2004: Një tërmet masiv në ishullin Sumatra të Indonezisë ka shkaktuar cunami, duke vrarë 220,000 njerëz në shtetet përreth Oqeanit Indian, përfshirë 168,000 në Indonezi.

26 dhjetor, 2003: Një tërmet prej 6.7 shkallësh të Richerit në qytetin Bam të Iranit ka vrarë së paku 31,884 njerëz dhe ka plagosur 18,000 të tjerë.

26 janar, 2001: Në Gujart të Indisë, tërmeti me magnitudë 7.7 ka vrarë 25,000 njerëz dhe ka plagosur 166,000.

30 shtator, 1993: Në Maharashtra të Indisë, një tërmet prej 6.3 shkallësh të Richterit ka vrarë 7,601 njerëz.

20 tetor, 1991: Tërmeti në shtetin Utar Pradesh të Indisë, me fuqi prej 6.6 ballësh, ka vrarë 768 njerëz.

20 gusht, 1988: Tërmeti prej 6.8 shkallësh të Richterit ka goditur pjesën lindore të Nepalit, duke vrarë 721 njerëz në Nepal dhe së paku 277 në shtetin fqinj të Indisë, Bihar. (afp)

XS
SM
MD
LG