Ndërlidhjet

Digjen tri vetura të Agjencisë së Statistikave të Kosovës


Veturat e dëmtuara të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Veturat e dëmtuara të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në vendparkimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në Prishtinë janë djegur tri vetura zyrtare të këtij institucioni.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se hetuesit janë në vendin e ngjarjes.

“Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë janë dëmtuar dhe u është vënë zjarri tri veturave zyrtare. Njësitë policore janë duke hetuar rastin dhe, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Zyrtarët në Agjencinë e Statistikave të Kosovës nuk kanë dashur të flasin në lidhje me rastin.

XS
SM
MD
LG