Ndërlidhjet

Turqia konfirmon sulmet ndaj kurdëve në Siri


Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka konfirmuar se ushtria turke ka sulmuar luftëtarët kurdë në veri të Sirisë.

Njësitë e Mbrojtjes Popullore Kurde kanë thënë se Turqia ka qëlluar forcat e tyre në qytetin Tal Abjad të dielën.

Këto njësi kanë qenë aleate kryesore të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri.

Turqia ka frikë se avancimi i forcave kurde në Siri mund të nxisë ndjenjat separatiste në mesin e kurdëve në Turqi.

“E kemi thënë se Njësitë e Mbrojtjes Popullore Kurde nuk do të shkojnë në perëndim të Eufratit dhe se do t’i qëllojmë në momentin që e bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Davutoglu.

XS
SM
MD
LG