Ndërlidhjet

Turkmenistan: Presidenti amniston të burgosurit


Presidenti turkmen

Presidenti turkmen

Mediat shtetërore në Turkmenistan kanë raportuar se 1020 të burgosur janë falur nga presidenti Gurbanguly Berdymukhammedov.

Sipas mediave shtetërore, presidenti vendimin për amnisti e ka marrë më rastin e shënimit të 24 vjetorit të pavarësisë së vendit, nga ish Bashkimi Sovjetik.

Presidenti i Turkmenistanit ka marrë vendime të tilla edhe disa herë më parë, kryesisht më rastin e festave shtetërore.

Rasti i fundit ishte me 18 maj, në Ditën e Kushtetutës, ku përmes një dekreti, presidenti kishte amnistuar 1200 të burgosur.

XS
SM
MD
LG