Ndërlidhjet

Kryesia thërret seancën për datën 2 nëntor


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të hënën e ardhshme më 2 nëntor. Vendimi është marrë pa praninë e opozitës, e cila po bojkoton punën e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se seancat duhet të mbahen pavarësisht kërcënimeve të opozitës për bllokimin e tyre.

Mbledhjet e fundit të Kuvendit janë përcjellë me tensione, fyerja të ndërsjella e madje edhe me gaz lotsjellës e hedhje të shisheve të ujit nga ana e opozitës me qëllim të bllokimit të punës.

Për këtë arsye, seanca e fundit, ishte mbajtur në një sallë të improvizuar pa opozitën. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk ka sqaruar nëse edhe seanca e 2 nëntorit do të mbahet në rrethana të njëjta.

XS
SM
MD
LG