Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet në Afganistan dhe Pakistan, pas tërmetit


Pamje nga tërmeti.

Pamje nga tërmeti.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të punojnë në Afganistan dhe Pakistan, pas tërmetit të madh, që ndodhi dje në Azinë jugore.

Zyrtarët e të dyja vendeve kanë deklaruar se deri tash mbi 350 persona kanë humbur jetën, përderisa shifrat po rriten.

Pakistani ka deklaruar se 241 persona kanë humbur jetën nga tërmeti, përderisa 1600 janë plagosur.

Afganistani ka raportuar për 115 të vdekur dhe qindra të lënduar.

Në Pakistan zyrtarët po mundohen të dërgojnë tenda, ushqim dhe barna, në zonat e prekura nga tërmeti.

Kryeministri Nawaz Sharif, është kthyer në Pakistan pas vizitës së tij në SHBA, duke thënë se qeveria do të fillojë së zbatuari programin për katastrofa natyrore.

Në Afganistan, puna e ekipeve të shpëtimit është duke u zhvilluar më ngadalë, për shkak të sigurisë, në zonat e prekura nga tërmeti.

Talibanët kanë deklaruar se luftëtarët e tyre do të ofrojnë ndihma dhe se nuk do të sulmojnë asnjë ekip shpëtimi.

Tërmeti prej 7.5 shkallësh të Rihterit, kishte epiqendrën në afërsi të qytetit afgan, Jurm, 250 kilometra në verilindje të Kabulit.

XS
SM
MD
LG