Ndërlidhjet

Vriten disa ushtarë në kufi me Afganistanin


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Shtatë ushtarë pakistanezë janë vrarë gjatë “përleshjeve” në kufi më Afganistanin.

Zyrtarë të ushtrisë kanë thënë se postblloku i ushtrisë është sulmuar në mëngjes në rajonin e Vaziristanit Jugor.

Vazhdon të mbetet e paqartë, nga kush ka ardhur sulmi, por ushtria pakistaneze ka qenë shpesh herë pre e sulmeve gjatë muajve të fundit, që nga zbarkimi i qindra trupave atje.

Në gusht katër ushtarë pakistanezë ishin vrarë gjatë një sulmi me raketë, nga ana tjetër e kufirit.

XS
SM
MD
LG