Ndërlidhjet

Britania e Madhe vazhdon prezencën ushtarake në Afganistan


Michael Fallon.
Michael Fallon.


Britania e Madhe do të vazhdojë të mbajë numrin e saj aktual të ushtarëve në Afganistan edhe gjatë vitit 2016.

Sekretari i Mbrojtjes Michael Fallon e ka bërë këtë premtim, përmes një deklarate të shkruar në parlament, sot më 27 tetor.

Ky veprim vjen shumë shkurtë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbajnë 5 500 ushtarë amerikanë në Afganistan.

Një gjë të tillë NATO e ka kërkuar nga anëtarët e saja.

“Vendimi i SHBA-së dhe i yni nënvizon përkushtimin e NATO-së, për të trajnuar dhe ndihmuar trupat afgane,” ka thënë Falon.

Britania vazhdon të ketë edhe 450 trupa ushtarake në Afganistan.

XS
SM
MD
LG