Ndërlidhjet

Japonia dhe Kazakistani me plane të përbashkëta për zhvillim


Pamja nga takimi.

Pamja nga takimi.


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka thënë se vendi i tij do të mbështetë projektin e Kazakistanit, për ndërtimin e termocentralit të parë bërthamor.

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin kazak, Astana, pas takimit me presidentin Nursultan Nazarbaev, Abe ka thënë se është nënshkruar deklarata e përbashkët për ndalimin e testimit të armëve bërthamore.

Nazarbaev ka thënë se Kazakistani dhe Japonia planifikojnë të zbatojnë edhe 10 projekte tjera në vlerë prej 700 milionë dollarëve.

Astana është ndalesa e fundit e kryeministrit Abe, në Azi, i cili ka vizituar pesë vende të ish Bashkimit Sovjetik.

XS
SM
MD
LG