Ndërlidhjet

Zyra e BE-së përshëndet nënshkrimin e MSA-së


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Zyra e BE-së në Kosovë, ajo e Përfaqësuesi Special të BE-së dhe Ambasadat/Zyrat e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë kanë uruar popullin e Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Në një komunikatë të përbashkët për media thuhet se nënshkrimi i MSA-ës, “paraqet një moment historik për të ardhmen evropiane të Kosovës.”

“Me t’u ratifikuar nga Parlamenti Evropian dhe Kuvendi i Kosovës, MSA-ja do të thellojë lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare në mes të BE-së dhe Kosovës. Që tani e tutje, kjo Marrëveshje do të formojë kornizën kryesore për marrëdhëniet në mes të BE-së dhe Kosovës, duke e përgatitur më tej Kosovën për në rrugën e saj evropiane. “

Në komunikatë thuhet se “kjo marrëveshje do të lehtësojë përputhshmërinë graduale të legjislacionit të Kosovës me tërë grupin e ligjeve dhe standardeve të BE-së, duke krijuar kështu një shtytje të re në ekonominë e Kosovës. Ajo do të paraqesë standarde më të larta për mbrojtjen e konsumatorit, që shpijnë në rritje të sigurisë për konsumatorët e Kosovës.”

“MSA-ja do të shpijë po ashtu në një mjedis më të parashikueshëm afarist, me siguri më të madhe si për investitorët vendorë ashtu edhe ata të huaj, gjë që pritet të krijojë më shumë vende pune për qytetarët e Kosovës,” përfundon komunikata.

XS
SM
MD
LG