Ndërlidhjet

Mustafa: Nënshkrimi i MSA-së vulos rrugën e Kosovës drejt BE-së


Pamje gjatë nënshkrimit.
Pamje gjatë nënshkrimit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian me përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini, ka mbajtur një konferencë për media, njofton zyra për media e qeverisë.

Kryeministri Isa Mustafa, para gazetarëve, e ka cilësuar këtë si një ditë të madhe për Kosovën.

“Është një proces i forcimit të demokracisë, shtetit ligjor, integrimeve ekonomike, reformave që do t’i bëjmë dhe të rrugës drejt anëtarësimit tonë në BE. Ne do bëjmë çdo gjë që të arsyetojmë këtë hap shumë të rëndësishëm që po bëjmë bashkërisht. Do të jemi shumë të përgjegjshëm dhe do të jemi bashkë me qytetarët e Kosovës në këtë drejtim. Shpresojmë se hapi tjetër do të jetë liberalizimi i vizave,” ka thënë kryeministri Mustafa.

“Duke ritheksuar se nënshkrimi i MSA-së përfundimisht vulos rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”

Ndërsa ministëri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur urimet më të mira për këtë hap të rëndësishëm për Kosovën. “Kosova ka perspektivë të sigurt evropiane dhe do të vazhdojmë së implementuari të gjitha angazhimet dhe kriteret e reformat demokratike që të kalojmë në fazën tjetër, atë të liberalizimit të vizave.”

Kosova ka nënshkruar sot në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG