Ndërlidhjet

Nishani uron Jahjaga për nënshkrimin e MSA-së


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidenti Nishani i ka uruar Presidentes Jahjaga nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një mbështetje dhe shprehje e fuqishme e besimit europian ndaj institucioneve të Kosovës, një gurthemeli për integrimin e përparimin e mëtejshëm të saj në strukturat europiane e euro-atlantike”, është shprehur kreu i Shqipërisë.

Nishani ka shprehur besimin “ edhe për anëtarësimin e pritshëm të Kosovës në UNESCO më 9 nëntor, dhe në organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, duke e siguruar njëkohësisht për mbështetjen e plotë të Shqipërisë në çdo hap.”

XS
SM
MD
LG