Ndërlidhjet

SHBA me strategji të re kundër IS


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter ka thënë se SHBA-ja është duke u përgatitur për të përshpejtuar fushatën e vet ushtarake, në Siri, kundër militantëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS).

Duke u paraqitur para Komitetit të Senatit për Shërbime Ushtarake, Carter ka thënë se SHBA-ja, shpreson që do të arrijë t’i pajisë më mirë kryengritësit, në luftë kundër IS-it.

Strategjia e re përfshinë edhe ndihmën për ushtrinë e Irakut, në luftë kundër militantëve të IS-it.

Carter ka thënë se veprimet e tilla do të ndihmojnë në “zvogëlimin e territoreve të cilat kontrollohen nga IS dhe në këtë formë do të jetë më e lehtë të sulmohen, duke i mohuar kështu kësaj lëvizje djallëzore çfarëdo parajse,” ka shtuar ai.

Dëshmia e tij vjen pas sulmeve ajrore qe po zhvillon Rusia, në Siri, të cilat Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera, thonë se ka për qëllim, të mbajë në këmbë, regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG