Ndërlidhjet

Presidenti Nishani uroi Mustafën për nënshkrimin e MSA-së


Pamje arkive.
Pamje arkive.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar një telefonatë nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili e ka uruar përzemërsisht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet në njfotim të qeverisë.

“Presidenti Nishani, ka vlerësuar rëndësinë e madhe që ka për perspektivën evropiane të Kosovës, kjo ngjarje e shënuar. Presidenti Bujar Nishani e përgëzoi kryeministrin Isa Mustafa për punën dhe rezultatet e arritura nga Qeveria e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Shqipërisë për Kosovën, në të gjitha fushat.”

Kryeministri Isa Mustafa, pasi ka falënderuar presidentin Nishani për përkrahjen, ka “theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtutjeshëm të progresit dhe proceset integruese evropiane”

XS
SM
MD
LG