Ndërlidhjet

Shkatërrohet një spital i Mjekëve pa Kufij, në Jemen


Pamja nga spitali i shkatërruar.
Pamja nga spitali i shkatërruar.

Mjekët pa Kufij kanë thënë se një spital i saj është shkatërruar në veri të Jemenit, gjatë sulmeve ajrore.

Sulmi i parë ka ndodhur në orët e mbrëmjes të hënën, duke goditur një pjesë të spitalit në provincën Saada.

I gjithë stafi dhe pacientët janë evakuuar gjatë sulmit të dytë, i cili ka ndodhur 10 minuta ma vonë.

Ende nuk ka ndonjë koment rreth këtij sulmi nga ana e koalicionit i udhëhequr nga Arabia Saudite, kundër militantëve Houthi, në Jemen.

Deri më tash nga ky konflikti, që ka filluar nga marsi, kanë humbur jetën 5,600 persona, nga ta 2,615 civilë.

XS
SM
MD
LG