Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq: Në Ballkan ekzistojnë përpjekje për destabilizim


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Moskë se “është e qartë se në Ballkan ekzistojnë tensione gjithnjë e më të mëdha dhe përpjekje të destabilizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve, edhe në Podgoricë, edhe në Shkup, edhe në Prishtinë”.

Mëtutje, ai u tha gazetarëve se “dikush po bënë përpjekje të mëdha” për destabilizim të raporteve në Ballkanin Perëndimor dhe se ka njohuri se cilat janë ato forca, por nuk dëshiron ta thotë.

Vuçiq ka thënë se për këtë çështje nuk dëshiron të “flas publikisht”, por mjafton se ai e din se kush është, qeveria e Serbisë ka njohuri, po ashtu, dhe po ndërmerr hapa.

Sipas fjalëve të tij, këto forca po përpqen që këtë destabilizim ta përhapin edhe në Banjallukë, Sarajevë dhe Beograd.

Kryeministri Vuçiq tha se Serbia “do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, pasi Serbsië i duhet “paqja dhe stabiliteti”, raporton agjencia Beta.

XS
SM
MD
LG