Ndërlidhjet

SHBA: Edhe Irani të jetë pjesë e bisedimeve për Sirinë


John Kirby.

John Kirby.


Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se pret që edhe Irani të jetë i pjesëmarrës në bisedimet për Sirinë, të cilat do të zhvillohen në Vjenë, këtë të premte, më 30 tetor.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry do të udhëtojë për në Vjenë për bisedime ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby.

Kirby ka thënë se disa palë pritet të marrin pjesë në bisedimet për Sirinë.
Disa vende shpresojnë se do të arrihet të gjendet një zgjidhje për një tranzicion politik në Siri, që i hap rrugën krijimit të një qeverie të re, në të cilën nuk do të përfshihet presidenti Bashar al Assad.

XS
SM
MD
LG