Ndërlidhjet

SHBA: Të shqyrtohet mbyllja e bankës eksportuese


Pamje e Kongresit amerikan në Uashington

Pamje e Kongresit amerikan në Uashington

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan ka votuar me shumicë të madhe të votave për rishqyrtimin e Bankës për Eksport-Import, e cila realizon financime për shitjet eksportuese të Shteteve të Bashkuara, në vendet nga Kazakistani e deri në Irak.

Akti i themelimit të këaj banke ka kaluar më 30 qershor, pasi republikanët nga grupi Tea Party, e kishin marrë në shënjestër për eliminim.

Por, gjatë votimit të mbrëmshëm, një shumicë e fuqishme e republikanëve dhe gati e të gjithë demokratëve, votuan për rishqyrtimin e bankës me 313 vota për dhe 118 kundër.

E ardhmja e kësaj banke mbetet e paqartë në Senat, ku lideri i shumicës republikane, Mitch McConell, e kundërshton votimin për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG