Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët e okupuan një rajon afër Taxhikistanit


Pamje e ndërtesës së djegur nga talibanët
Pamje e ndërtesës së djegur nga talibanët

Militantët talibanë e kanë okupuar një rajon në pjesën veriore të Afganistanit, pas betejës së ashpër me forcat e sigurisë afgane.

Një zëdhënës lokal tha sot se militantët e kanë marrë kontrollin në rrethin Darqad, që është në kufirin verior me Taxhikistanin.

Gjatë luftimeve janë vrarë 6 ushtarë afganë, ka thënë ky zëdhënës.

Talibanët kanë njoftuar se dy pjesëtarë të tyre janë vrarë dhe kanë pretenduar se i kanë marrë ndërtesat qeveritare dhe ato të policisë në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG