Ndërlidhjet

BB: Kosova e 66-ta në raportin e “Të bërit biznes”


Simboli i raportit "Të bërit biznes" nga Banka Botërore
Simboli i raportit "Të bërit biznes" nga Banka Botërore

Në raportin e fundit të Bankës Botërore për “Të bërit biznes” , Kosova radhitet e 66-të, ndërsa Shqipëria është e 97-ta. Theksohet se Kosova ka shënuar përparin krahasuar me vitin paraprak.

Prej vendeve të tjera të rajonit, Maqedonia është e 12-ta, Kroacia e 40-ta, Mali i Zi radhitet në vendin e 46, Serbia është e 59-ta, ndërsa Bosnjë Hercegovina e 79.

Kushtet më të mira për të bërit biznes janë në Singapor, Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin e 7, ndërsa Rusia ka shënuar avancim duke u plasuar në vendin 51, derisa vjet ishte në pozitën e 62-të.

Në këtë tabelë gjenden 189 vende.

Ky raport, tashmë i 13-ti me radhë, e analizon ambientin rregullator për kompanitë e vogla dhe të mesme, për të parë se në çfarë mënyre i pengon ose i ndihmon firmat për të bërë biznes, nga fillimi dhe pagesa e taksave, e deri te pasuria e regjistruar dhe tregtia ndërkufitare.

XS
SM
MD
LG