Ndërlidhjet

Kanada: U varros diplomati që i ndihmoi amerikanët në Iran


Ish-ambasadori kanadez Ken Taylor ka vdekur në moshën 81 vjeçare
Ish-ambasadori kanadez Ken Taylor ka vdekur në moshën 81 vjeçare

Personalitete të njohura nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë marrë pjesë në varrimin e të dërguarit kandaze, Ken Taylor, i cili i ka strehuar diplomatët amerikanë në Teheran, gjatë krizës së pengjeve në periudhën 1979-1980.

Në varrim ishin të pranishëm kryeministri i zgjedhur i Kanadasë, Justin Trudeau, ish-kryeministri, Joe Clark, dhe ambasadori amerikan në Kanada, Bruce Heyman.

I ndjeri Taylor ka vdekur më 16 të këtij muaji, në moshën 81 vjeçare.

Ish-kryeministri Clark, që ishte në krye që qeverisë së Kanadasë në kohën e krizës, tha se sjellja dhe guximi i të ndjerit Taylor kanë bërë që ai të jetë i admiruar në gjithë botën.

Pasi protestuesit iranianë e okupuan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Teheran, në vitin 1979, një grup i vogël i amerikanëve prej 6 vetësh, ia doli të largohej në rrugët e Teheranit, dhe gjetën strehim në rezidencën e zotit Taylor.

Taylor e organizoi ikjen e tyre duke i aranzhuar biletat e aeroplanit dhe duke e bindur qeverinë e Kanadasë që atyre tu jepte pasaporta të falsifikuara.

I ndjeri Ken Taylor, ishte nderuar me shumë mirënjohje, ndër to edhe me Medaljen e Artë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Ky operacion sekret ishte temë e filmit të Hollivudit, Argo, i cili në vitin 2012 e ka fituar çmimin Oskar.

Por, ky film edhe është kritikuar për minimizimin e rolit të zotit Talyor në operacionin e shpëtimit.

XS
SM
MD
LG