Ndërlidhjet

Iran: Shqyrtohet pjesëmarrja në bisedimet për Sirinë


Javad Zarif dhe Sergei Lavrov (djathtas)
Javad Zarif dhe Sergei Lavrov (djathtas)

Ministria e jashtme e Iranit po e shqyrton çështjen nëse do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar për Sirinë, që do të mbahet në Vjenë më 30 të këtij muaji.

Në këtë kaudër, ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot kanë biseduar me telefon për konfliktin në Siri dhe për planet për bisedimet ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar mbrëmë se Irani duhet të ftohet në bisedimet e Vjenës dhe se “është me rëndësi që partnerët kryesorë amerikanë janë në këto diskutime”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të shtetit, John Kirby.

Ai theksoi se Irani mund të jetë partner i tillë, “por tash ata nuk janë”.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA ka raportuar sot se deklarata amerikane është “shenja e parë e arsyes” në politikën e Shteteve të Bashkuara për Sirinë.

Por, një zëdhënës i forcave që luftojnë kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, tha se pjesëmarrja e Iranit në bisedimet e Vjenës mund ta vështirësoj arritjen e marrëveshjes politike për krizën siriane.

XS
SM
MD
LG