Ndërlidhjet

Irani merr pjesë në bisedimet për Sirinë


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në bisedimet ndërkombëtare për Sirinë, që do të mbahen këtë javë në Vjenë.

Kjo do të jetë hera e parë që Irani – aleat i presidentit sirian, Bashar al-Assad – ndjek bisedime të tilla.

Bisedimet do të përfshijnë edhe ministrat e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Zyrtarët nga Egjipti, Iraku dhe Libani mund të përfshihen po ashtu, kanë thënë burimet diplomatike ruse.

Zarif dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë biseduar sot përmes telefonit për konfliktin në Siri dhe planet për bisedimet e ardhshme ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG