Ndërlidhjet

Austria konsideron ngritjen e gardhit kufitar


Ministrja e Brendshme e Asutrisë, Johanna Mikl-Leitner.

Ministrja e Brendshme e Asutrisë, Johanna Mikl-Leitner.

Austria ka thënë se do të nisë ndërtimin e “barrierave teknike” për të kontrolluar fluksin e migrantëve që hyjnë nga Sllovenia.

Ministrja e Brendshme, Johanna Mikl-Leitner, ka thënë se ndërtimi i gardhit do të nisë brenda 10 ditësh.

Ajo, megjithatë, ka theksuar se nuk ka plane për të ndërtuar gardh përreth gjithë Austrisë.

Mikl-Leitner ka thënë se Austria po lufton “sepse Gjermania po merr shumë pak migrantë”

Mbi 700,000 migrantë, shumica e tyre nga Siria, Afganistani dhe Afrika, kanë hyrë në Evropë këtë vit.

XS
SM
MD
LG