Ndërlidhjet

VW raporton humbjet e para në 15 vjet


Ilustrim
Ilustrim

Prodhuesi më i madh i makinave në botë Volkswagen ka raportuar humbjen e parë tremujore në 15 vjet.

Në periudhën korrik-shtator, shitja e makinave ka rënë për 3.7 përqind, ndërsa prodhimi për 11.6 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Humbjet vijnë pasi Volkswagen është goditur nga një skandal i mashtrimit me testet e shkarkimit të gazrave.

Kompania ka pranuar se ka mashtruar rregullatorët amerikanë për gazrat shkarkues, duke instaluar një pajisje që jep rezultate më pozitive.

Volkswagen ka ndarë 6.7 miliardë dollarë për të mbuluar skandalin.

XS
SM
MD
LG