Ndërlidhjet

Presidenti austriak do t'i drejtohet Kuvendit të Kosovës të enjtën


Presidenti i Austrisë, Heainz Fischer.

Presidenti i Austrisë, Heainz Fischer.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur mbajtjen e një seance solemne për të enjten, më 29 nëntor, në të cilën deputetëve do t'iu drejtohet me një fjalim presidenti i Austrisë, Heainz Fischer.

Kjo seancë ishte paralajmëruar edhe të hënën, por Kryesisë i është dashur që të konsultohet me të gjitha partitë politike, sidomos ato opozitare, pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, të përcjella me tensione e hedhje të gazit lotsjellës.

Pas seancës solemne për presidentin austriak, besohet se pushteti dhe opozita, apo të paktën një pjesë e opozitës, do të pajtohen që të mbahet edhe seanca plenare për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

XS
SM
MD
LG