Ndërlidhjet

Mogherini merr pjesë në bisedimet për Sirinë


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar për Sirinë, i cili do të mbahet të premten në Vjenë.

Mungesa e bllokut në bisedimet e javës së kaluar në kryeqytetin austriak, të cilat kanë përfshirë ministrat e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, si dhe zyrtarë të Arabisë Saudite dhe Turqisë, ka ngritur pyetje për rolin e BE-së në zgjidhjen e konfliktit në Siri, i cili ka shkaktuar fluks të madh të migrantëve në Evropë.

“BE është shumë e përfshirë, në kuptimin e asaj që po ndodh në Siri”, u ka thënë sot gazetarëve një zëdhënëse e bllokut evropian.

Në bisedimet e së premtes do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Iranit, Egjiptit dhe Francës.

XS
SM
MD
LG