Ndërlidhjet

IS-i “ka ekzekutuar” 13 gazetarë në Mosul


Ilustrim
Ilustrim

Reporterët pa Kufij kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë ekzekutuar së paku 13 gazetarë dhe punonjës të tjerë të mediave në Mosul, prejse kanë marrë nën kontroll qytetin verior të Irakut në qershor të vitit 2014.

Në një raport të hartuar me Vëzhguesin e Lirive Gazetareske, me seli në Irak, Reporterët pa Kufij kanë thënë se fati i së paku 10 punojësve të mediave nga 48 që janë rrëmbyer në Mosul gjatë 16 muajve të fundit, nuk dihet.

Raporti thotë se aktiviteti i pavarur mediatik në Mosul është joekzistent dhe se të gjithë gazetarët që kanë mbetur në qytet, kanë ndaluar punën.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e televizionit dhe radiove lokale në Mosul.

XS
SM
MD
LG