Ndërlidhjet

Presidenti Fischer mban një fjalim sot në Kuvendin e Kosovës


Heinz Fischer.
Heinz Fischer.

Presidenti i Republikës së Austrisë Heinz Fischer, i cili po qëndron në vizitë zyrtare shtetërore në Kosovë, do t’u drejtohet sot deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Presidenti Fischerit do t’i drejtohet sot deputetëve me një fjalimi në Kuvend në orën 09:30, përderisa ai paraprakisht do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa.

Presidenti Fische dhe presidentja Atifitet Jahjaga do të marrin pjesë sot edhe në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak, ndërsa pas fjalimit të Fischerit në Kuvend, dy presidentët, do të vizitojnë Prizrenin.

Presidenti Fischer, i cili ka arritur dje në vendin tonë ka përgëzuar Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka shprehur optimizmin e tij se nuk do të jetë i largët as procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

XS
SM
MD
LG