Ndërlidhjet

Gjermania riatdheson mijëra migrantë nga Ballkani dhe Afganistani


Thomas de Maiziere.

Thomas de Maiziere.

Gjermania ka thënë se do t’i përshpejtojë procedurat për kthimin e të gjithë atyre azilkërkuesve, nga Afganistani dhe vendet e Ballkanit, të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për të mbetur në Gjermani.

Kjo deklaratë e prerë ka ardhur nga ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, pas sondazheve të cilat kanë treguar se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka pësuar rënie të ndjeshme, që nga kriza e migrantëve.

Më qindra mijëra migrantë kanë vërshuar Evropën gjatë këtij viti, kryesisht nga Siria, Afganistani, Iraku, por edhe Ballkani, të cilët destinacionin kryesor e kanë Gjermaninë, për arsye të vendeve të punës.

De Maiziere gjatë një konference për media në Berlin, ka thënë se vala e migrantëve në Gjermani këto ditë është rritur shumë.

Në periudhën janar-shtator të këtij viti, rreth 577,307 njerëz kanë paraqitur kërkesat e tyre për azil në Gjermani.

XS
SM
MD
LG