Ndërlidhjet

Koreja e Veriut dërgon punëtorë në Kinë dhe Rusi


Marzuki Darusman.
Marzuki Darusman.

Më shumë se 50 mijë punëtorë nga Koreja Veriore janë dërguar për të punuar në Rusi dhe Kinë, në kushte të cilat Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) i ka cilësuar si fuqi punëtore e dhunshme.

Raportuesi speciale i OKB-së, Marzuki Darusman, ka thënë se Peniani, për shkak të sanksioneve, eksporton në këtë mënyrë klasën punëtore, për të fituar valuta tjera.

Ai ka vlerësuar se Koreja e Veriut mbledh rreth 1.2 deri në 2.3 miliardë dollarë, në vit, nga shkurtimi i pagave vjetore për punëtorët.

Pjesa më e madhe e të punësuarve janë në Kinë dhe Rusi, por OKB-ja ka përfshirë këtu edhe 15 vende tjera.

Raporti i Marzuki Darusman, pritet të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, këtë javë.

XS
SM
MD
LG