Ndërlidhjet

logo-print

Rusia përkrah përdorimin e bombave fuçi, në Siri


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Rusia ka thënë se kundërshton draft –rezolutën e Këshillit të Përgjithshëm të OKB-ës, i cili ka për qëllim ndalimin e sulmeve me bomba fuçi, në Siri, duke thënë se kjo mund t’i rrezikojë bisedimet paqësore.

Britania e Madhe, Franca dhe Spanja kanë ndërmarrë masa për ndalimin e përdorimit të armëve të tilla dhe kanë kërcënuar me sanksione Damaskun, e cila akuzohet se ka përdorur bomba të tilla, edhe kundër civilëve.

Grupet për të drejtët e njeriut kanë thënë se bombat e tilla kanë qenë shkaktari numër një i vdekjes së 250 mijë civilëve, të cilat janë përdorur nga qeveria me arsyetimin se janë duke u përdorur kundër militantëve të grupit Shteti Islamik.

I pyetur nëse Rusia mbështet veprimet e OKB-ës, për bombat me fuçi, zëvëndësambasadori rus Petr Iliichev ka thënë “Jo, sidomos tani kur po afrohet një moment shumë delikatë dhe ne nuk mundemi t’i rrezikojmë përpjekjet që janë bërë për fillimin e bisedimeve në Vjenë.”

Bisedimet në Vjenë, të cilat priten të zhvillohen nesër, më 30 tetor, vlerësohen të jenë raundi i bisedimeve më serioze, për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Siri, e cila tashmë po hynë në vitin e pestë.

XS
SM
MD
LG