Ndërlidhjet

UNDP publikon përmbledhjen "Pulsi Publik 10"


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të lansojnë sot Pulsin Publik nr. 10, dokument ky që ofron një përmbledhje koncize të indikatorëve dhe rezultateve kyç të anketës që përfshin periudhën nga marsi deri në shtator 2015, thuhet në njoftim të lëshuar nga UNDP.

Një nga të gjeturat kryesore të anketës së fundit tregon se kënaqësia e qytetarëve me punën e institucioneve ka arritur nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2007, thuhet në njoftim.

“Të gjeturat gjithashtu tregojnë se faktorët ekonomik, si papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë. Do të prezantohen edhe disa të dhëna lidhur me Gjykatën Speciale krijimin e të cilës numri më i madh i respondentëve e konsiderojnë si shumë ose mjaft të rëndësishme.”

Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP.

Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës së Pulsit Publik që është zhvilluar gjatë fundit të shtatorit 2015 dhe ka përfshirë 1306 respondentë, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG