Ndërlidhjet

NATO shqyrton prani të shtuar në kufijtë me Rusinë


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Gazeta “The Wall Street Journal” ka raportuar se vendet anëtare të NATO-s, janë duke diskutuar rritjen e numrit të trupave ushtarake në kufi me Rusinë.

Në plan përfshihet vendosja e batalioneve në Poloni dhe tri shtetet Baltike, përderisa ndonjë vend tjetër do të ketë një batalion të vetëm të NATO-s në rajon, shkruan gazeta, duke iu referuar burimeve ushtarake dhe diplomatike.

Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, vendet fqinje janë shqetësuar për hapin e radhës nga ana e Rusisë.

Vendet e Evropës qendrore dhe lindore kanë kërkuar prezencë më të madhe të trupave të NATO-s, në vendet e tyre.

Presidenti i Rumanisë ka thënë se Bullgaria, Çekia, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia, do të kërkojnë në samitin e NATO-s, më 4 nëntor, në Bukuresht, përforcimin e “kufijve lindor të NATO-së.”

XS
SM
MD
LG