Ndërlidhjet

Arabia Saudite mohon sulmin në spitalin në Jemen


Pamje pas sulmit.

Pamje pas sulmit.

Arabia Saudite ka mohuar se koalicioni i udhëhequra nga ajo, ka goditur me bomba spitalin në Jemen dhe ka kritikuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Ban ki Moon se ka reaguar shpejtë duke fajësuar koalicionin për sulm.

Spitali i cili udhëhiqej nga Mjekët pa Kufi, në qytetin Saada është sulmuar më 26 tetor dhe nuk ka të vrarë.

Misioni i Arabisë Saudite në OKB ka thënë se “koalicioni Arab nuk e ka goditur spitalin” dhe se nuk kanë qenë prezent në atë kohë në Saada.

Koalicioni ka pasur koordinatat e sakta të spitalit dhe kjo ka qenë në listën e e “caqeve të ndaluara” për goditje kanë thënë nga misioni.

Arabia Saudite ka paralajmëruar se hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar dhe ka shprehur “keqardhje”.

Sekretari Ban ka fajësuar koalicionin “se nuk i kanë pritur koordinatat e sakta për këtë sulm të penduar.”

XS
SM
MD
LG