Tre kandidatët për presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga radhët e Partisë Republikane, kanë shkëmbyer fjalime të ashpra mes vete, gjatë një debati presidencial në Kolorado, raporton BBC.
Kandidatët Donald Trump dhe Ben Carson, pa përvojë të mëhershme në politikë, kanë qenë në shënjestër të pyetjeve që nga fillimi.
Guvernatori i Ohajos, John Kasich, i ka quajtur “fantazi” planet për taksa të dy kundërshtarëve të tij dhe ka shtuar se “ne nuk mund ta zgjedhim dikë që nuk di t’i përfundojë punët.”
Ben Carson, një mjek në pension, në sondazhet e fundit ka dalë në epërsi ndaj Donald Trumpit.
Propozimi i tij për taksat bazohet në dhiatat biblike dhe është qortuar nga John Kasich, i cili ka kundërshtuar edhe planin e Donald Trump, për largimin e 11 milionë migrantëve dhe ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.