Ndërlidhjet

Kryeministri Mustafa: Austria, simbol i përkrahjes për shtetin e Kosovës


Pamja nga takimi.
Pamja nga takimi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim Presidentin e Republikës së Austrisë, Heinz Fischer.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa ka shprehur mirënjohjen e “Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Austria ka dhënë për Kosovën, në të gjitha fazat,” thuhet në njoftim të lëshuar nga zyra e qeverisë.

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, ka thënë se pas nënshkrimit të MSA-së “Kosovën e presin punë të rëndësishme, në proceset integruese evropiane.”

Presidenti Fischer shprehu përkrahjen e Austrisë për rrugën eurointegruese të Kosovës, si dhe proceset tjera ndërkombëtare, siç është edhe anëtarësimi në UNESCO,thuhet në njoftim.

Presidenti Heinz Fischer ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Heinz Fischer, kanë biseduar edhe për proceset tjera në Kosovë që lidhen me zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik, marrëdhëniet fqinjësore në rajon, si dhe zhvillimet tjera të rëndësishme.”

XS
SM
MD
LG