Ndërlidhjet

John Kerry: SHBA-ja kërkon përfundimin e luftës në Siri


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar përpjekjet diplomatike për të përfunduar luftën në Siri, e në anën tjetër të forcojë grupet e kryengritësve, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari Kerry do të udhëtojë për në Vjenë, për bisedimet që do të zhvillohen nesër, si përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

Irani për herë të parë do të marrë pjesë në këto bisedime, në të cilat pjesëmarrëse do të jenë edhe Rusia, Arabia Saudite dhe Turqia.

Rusia dhe Irani mbështesin presidentin sirian Bashar al Assad.

Në anën tjetër SHBA-ja, Turqia, Arabia Saudite dhe vendet tjera të Gjirit Persik, thonë se Assadi nuk mund të ketë rol në të ardhmen e vendit.

Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë, Egjiptit dhe Libanit, ata të Bashkimi Evropian dhe vendeve të Lindjes së Mesme, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

XS
SM
MD
LG