Ndërlidhjet

logo-print

I dënuari nga Arabia Saudite merr çmimin Sakharov


Bloger nga Arabia Saudite, Raif Badawi.

Bloger nga Arabia Saudite, Raif Badawi.

Një bloger nga Arabia Saudite, i cili është burgosur dhe është goditur publikisht, për shkrimet e tij online, është shpallur fitues i Parlamentit Evropian për vitin 2015, duke marrë çmimin Sakharov, për Lirinë e Mendimit.

31 vjeçari, Raif Badawi është arrestuar në vitin 2012, sepse ka akuzuar politikat fetare të Arabisë Saudite.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim dhe me 1000 goditje publike, me akuza se ka ofenduar Islamin ne internet.

Badawi është goditur 50 herë në publik në janar të këtij viti.

Çmimi Sakharov për lirinë e mendimit, i pagëzuar sipas disidentit dhe shkencëtarit nga Bashkimi Sovjetik Andrei Sakharov është themeluar në dhjetor 1988 nga Parlamenti Evropian për të nderuar individët apo organizatat që i kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

XS
SM
MD
LG