Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Hiqet vendimi, një familje - një fëmijë


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Partia Komuniste në Kinë, ka hequr vendimin e saj, një fëmijë për një familje, si pjesë e planifikimit familjar.

Kontrolli mbi planifikimet familjare, i lejon tash një çifti kinez që të ketë dy fëmijë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua ka thënë se lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste, në Pekin.

Ky ndryshim shihet si një liberalizim i madh në vendimet e shtetit për planifikimin familjar.

Që në vitin 2013, qeveria në Pekin kishte lejuar çiftet, nga të cilat njëri prind ishte fëmija i vetëm, të kishin nga dy fëmijë.

Politika e Kinës, një fëmijë për një familje, ishte vendosur në vitin 1978, në përpjekje për të ndaluar shumimin e popullatës.

Me 1.37 miliardë banorë, Kina është vendi më i populluar në botë.

XS
SM
MD
LG