Ndërlidhjet

Ukraina dhe Turkmenistani zotohen për forcim të marrëdhënieve


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe homologu i tij turkmen Gurbanguly Berdymukhammedov janë zotuar për forcim të marrëdhënieve bilaterale, në fusha të ndryshme, përfshi edhe atë të energjetikës.

Pas bisedimeve në kryeqytetin Ashgabat, Poroshenko i ka quajtur marrëdhëniet midis dy vendeve si marrëdhënie “historike dhe strategjike” dhe ka shprehur besimin se lidhjet midis dy ish republikave Sovjetike do të zhvillohen edhe më tutje.

Berdymukhammedov ka thënë se vendi i tij është i “gatshëm të rrisë dërgesat energjike“ në Ukrainë, duke potencuar sidomos bashkëpunimin mes dy vendeve, në fushën e energjisë dhe sektorët e transportit.

Turkmenistani është vendi i katërt në botë me rezervat e gazit natyror.

XS
SM
MD
LG