Ndërlidhjet

Meta: Shqipëria vend besnik i SHBA-së


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është duke zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të politikës amerikane.

Kryeparlamentari Meta është takuar me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme Ed Royce dhe kongresistin Eliot Engel.

Gjatë takimeve është folur për rolin e Shqipërisë si "faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon", njofton Agjencia Telegrafike e Shqipërisë.

Meta ka thënë se Shqipëria është partner besnik i SHBA-së dhe është gjithnjë e gatshme të ballafaqohet me sfidat globale.

Në takime është përshëndetur edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, dhe është theksuar rëndësia e interesave strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Meta është takuar edhe me Michael Chertoff, ish sekretar i Sigurisë Kombëtare.

XS
SM
MD
LG