Ndërlidhjet

logo-print

Vriten dy palestinezë në Bregun Perëndimore


Pamje nga përleshjet e sotme.

Pamje nga përleshjet e sotme.

Forcat e Izraelit kanë vrarë dy palestinezë, përfshirë këtu njërin, i cili ka lënduar më thikë një ushtar, kanë thënë autoritetet izraelite, gjatë përleshjeve të fundit në qytetin Hebron, në Bregun Perëndimor.

Gjatë ditëve të fundit, Hebron është shndërruar në një qytet të përplasjeve, gjatë gjashtë javëve të dhunës në Palestinë.

Gjatë disa javëve të kaluara, 10 izraelitë janë vrarë nga sulmet palestineze, shumica prej tyre me therje, ndërsa 49 palestinezë janë vrarë nga të shtënat izraelite.

Autoritetet e Izraelit thonë se prej të vrarëve palestinezë, 28 ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve.

XS
SM
MD
LG