Ndërlidhjet

Vuçiq e falënderoi Putinin për mbështetjen e Serbisë


Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin gjatë takimit të sotëm në një rezidencë afër Moskës
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin gjatë takimit të sotëm në një rezidencë afër Moskës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Moskë, ka deklaruar se bashkëpunimi ekonomik me Serbinë është i mirë, megjithqë ekonomia botërore është në gjendje të keqe.

Kryeministri Vuçiq e ka falënderuar zotin Putin për mbështetjen e Rusisë në Kombet e Bashkuara dhe UNESCO dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku Serbia, siç u shpreh ai, po përpiqet ta ruaj integritetin e saj, raprton agjencia Beta.

“E dimë se situata në gjithë botën është e komplikuar”, tha Vuçiq dhe ka shtuar se “as në Ballkan nuk është më pak e komplikuar”.

Theksohet se zoti Vuçiq e ka njoftuar presidentin Putin për Marrëveshjen me Prishtinën në Bruksel dhe pengesat në zbatimin e saj.

Gjatë qëndrimit të tij në Rusi, Aleksandar Vuçiq, pos me presidentin Putin, është takuar edhe me kryeministrin Dmitry Medvedev.

Vizita triditëshe e Vuçiqit në Rusi përfundon nesër.

XS
SM
MD
LG