Ndërlidhjet

Rusi: Propozohen biseda për vazhdimin e fluturimeve me Ukrainën


Pamje e një aeroporti në Ukrainë

Pamje e një aeroporti në Ukrainë

Agjencia ruse e aviacionit thotë se u ka propozuar autoriterteve të aviacionit të Ukrainës vazhdim të bisedimeve për ripërtritjen e fluturimeve ndërmjet dy vendeve.

Agjencia Federale Ajrore e Rusisë, Rosaviatsia, thotë se dje i ka dërguar letër Shërbimit Shtetëror të Aviacionit të Ukrainës, në të cilën ka shprehur “gatishmëri për vazhdimin e dialogut, me qëllim të ripërtritjes së shpejtë të transportit ajror ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës”.

Prej 25 tetorit, fluturimet direkte ndërmjet dy vendve janë ndalur, pasi kanë hyrë në fuqi sanksionet e reja të Ukrainës kundër Rusisë.

Në fund të muajit të kaluar, Ukraina pat shpallur se ndalohen fluturimet e kompanive ajrore ruse në shenjë të hakmarrjes për aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë në mars të vitit 2014.

Rusia ka vlerësuar se ky ishte një veprim i “çmendur”.

Dhjetëra mijëra udhëtarë do të preken nga kjo ndalesë për çdo muaj.

Tash udhëtarët janë të detyruar që të fluturojnë nëpër vende të treta për të udhëtuar në Rusi apo Ukrainë, ose ta përdorin trenin, në udhëtimin që zgjatë së paku 13 orë.

XS
SM
MD
LG